Analfabetizmi mbetet një nga sfidat e shoqërisë sot, veçanërisht në komunitetet më të varfra të saj ku punohet nga institucionet dhe organizatat e ndryshme për të nxitur kulturën e leximit dhe shkrimit.

Betsaida jeton në Nishtulla të Durrësit, ku banon dhe një komunitet i madh rom. Më 16 shtator ajo do të hyjë në klasën e katërt dhe ëndërron që një ditë të bëhet doktoreshë.

“Unë jam Betsaida Beqiri. Jam nga Shkozeti, NishTulla. Jam 9 vjecc dhe kur të rritem do të lexoj shumë libra.”, thotë ajo.

Me pak vështirësi ajo lexon nga libri që i dhuruan, ndërsa pranon që në klasë ka dhe nxënës që nuk dinë të lexojnë fare dhe ajo përpiqet t’i ndihmojë.

Arditi është një tjetër banor i kësaj zone, bashkëmoshatar i Betsaidës.

“Hyj në klasën e katërt. Më pëlqen shumë shkolla. Do të bëhem futbollist. Unë i ndihmoj shokët dhe ata më ndihmojnë mua.”

Punonjësit socialë shprehen se problematikat në shkollim janë të trashëguara, po dhe të krijuara nga migrimi i vazhdueshëm dhe pasojat e tij te fëmijët.

Shumë familje azilkërkuese që janë kthyer në Durrës përballen me vështirësi për rregjistrimin e fëmijëve në shkolla, për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërteton ecurinë arsimore të fëmijëve gjatë periudhës së qëndrimit në vendet e BE-së, ndërsa për fëmijët, shkëputja ka sjellë pasoja në shkrim-lexim dhe dijet e tjera të cenuara nga vështirësitë në integrimin e shpejtë në institucionet arsimore të vendit ku kanë qenë dhe për shkak të gjuhës.

Pavarësisht vështirësive, fëmijët në këtë komunitet kanë gjetur mbështetje përmes grupeve pas shkollore, jo vetëm për të frekuentuar rregullisht shkollën e luftuar analfabetizmin, pod he për të arritur rezultate dhe punuar që një ditë ëndrrat e tyre të bëhen realitet.

Top Channel