Sezoni turistik mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona.

Muaji gusht kur dhe qarkulimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente. 17 persona kanë humbur jetën vetëm në gusht.

Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendosen në zonat bregdetare ku ishin përqëndruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qyetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një renie të numrit të personave të mbytur në det.

Qednra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksideneteve sipas pasojave në shëndet ku 228 e aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve.

Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke respektuar rregullat e qarkullimit për të ruajtur vetën e tij por të mos riskuar jetën e tjetrit.

Top Channel