83 vjeçarja nga Tirana, Emine Jasini bën një jetë shumë ndryshe nga moshatarët e saj. Që në vogëli e deri më tani që është stërgjyshe jetën e kaluar duke bërë kukulla me materiale të ndryshme, për këtë arsye ajo e ka pagëzuar veten me emrin Nëna Ricikluese.

Shtëpia e të moshuarës të ngjan me qytetin e famshëm të kukullave Disneyland, aty mund të gjesh personazhe të çuditshëm, por me një ndryshim të gjitha janë punuar me materiale riciklimi.

Gazetarja: Një stërgjyshe 83 vjeçe që bën kukulla.

Nëna Ricikluese: Kukullat i kam pas qejf që e vogël. Madje kur isha në Amerik tek vajza u bë një festival, atje një gocë e re kishte një kukull shumë të bukur që këndonte. Ajo kukulla fitoi çmimin e parë, unë u magjepsa pas saj. I thashë vajzës që këtë do ta bëj, dhe e kam në plan ta realizoj.

Ajo nuk ka nguruar tu vendosë edhe emra kukullave. Me të preferuarat e saj janë arapkat e vogla që i ka punuar vite më pare, dhe bufat fatsjellës.

Nëna Ricikluese krijon me copa, letra, mbetshjesh ushqimi si misri, apo fara hurmash. Ndërsa për aksesorët e rëndsishëm si sytë e kukullave dhe xixat me forma të ndryshme mendon vajza nga Amerika.

“ Këtu poshtë rrugës tonë një grua shet misra. I thashë një ditë të lutem më jep disa lëvozhga, erdha në shtëpi mora një pecetë e bëra si top dhe ia vendosa si kokë. Doli e bukur edhe pse u mundova”, thotë ajo.

Gazetarja: Kush është këtu?

Nëna Ricikluese: Këtu jam unë, edhe pse flokët nuk I ka aq gri sa unë. Ia kam bërë pak qejfin vetes me këto thinjat.”

Nëna Ricikluese sfidon kohën, pasioni i siguron pak të ardhura, pavarësisht kësaj Emineja thotë që kënaqësia që merr prej krijimeve të saj është i paçmueshëm.

“Mundohem që trurin ta lodh gjithmonë me këto punë, se sa ta lë në gjumë, e të bëhet pasic më mirë të punojë. Ndjehem më e qetë kështu marrë dhe kënaqësi, në shoqëri ndjehem e vlerësuar “, shprehet ajo.

Vizitorët më të shumtë në shtëpinë e Emines janë fëmijët. Ata vijnë aty për të marrë lodrën e tyre të preferuar.

Rudina Muça

Top Channel