Kina do të vendosë një tarifë 10 përqindëshe mbi 75 miliardë dollarë mallra të importuara nga SHBA, ndërkohë që beteja tregtare mes dy superfuqive po përshkallëzohet.

Mallra nga sektori i bujqësisë, nafta e papërpunuar dhe avionët e vegjël janë mes produkteve që janë vënë në shënjestër. Njoftimi u pasua me një reagim të menjëhershëm nga presidenti amerikan, Donald Trump, që kërcënoi se do të hakmerrej. Në të vërtetë, tarifat janë në vetvete një reagim ndaj planeve të Trump-it për një taksë 10 përqindëshe mbi 300 miliardë dollarë mallra kineze. Pavarësisht kësaj, Trump në Twitter insistoi se kompanitë amerikane do të gjejnë një alternativë ndaj Kinës.

“Kompanitë tona më të mëdha janë urdhëruar të fillojnë menjëherë të kërkojnë alternativa ndaj Kinës, përfshirë sjelljen e kompanive tuaja te ne dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA. Unë do t’i përgjigjem tarifave të Kinës, që sot”, shkroi ai në Twitter.

Tarifat e reja të Kinës do të variojnë nga 5 deri në 10 përqind dhe do të aplikohen për më shumë se 5 mijë mallra që vijnë nga SHBA.  Pekini do të rikthejë në jetë edhe tarifën 25 përqindëshe mbi importet e makinave amerikane që i kish’ hequr më herët në 2019 si një xhest i vullnetit të mirë ndërsa dy vendet përpiqeshin të negocionin një marrëveshje tregtare.

Top Channel