Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të fshatit Balldre, Lezhë.

Nga burime për Top Channel thuhet se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Top Channel