Janë katër hyrje të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe ndërkohë që janë pozicionuar mjaft mirë, dy prej tyre kanë arritur të futën ne 5-shen e këngëve më të dëgjuara dhe votuara të javës.

Elvana Gjata – A m’don

Ajo nuk di të zhgënjejë kurrë dhe kështu ka bërë edhe me prurjen e saj më të re muzikore. “A m’don” titullohet kënga më e fundit e Elvana Gjatës, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut që në momentet e para të publikimit. E thjeshtë, sensuale dhe shumë verore ka ardhur artistja në këtë projekt muzikor, i cili që në javën e parë të publikimit ka hyrë në vendin e dytë në “The Top List”. Fansat vazhdojnë ta mbështesin artisten e tyre të preferuar jo vetëm duke e votuar por edhe duke e ndjekur në koncertet e shumta që Elvana po zhvillon së fundmi.

Elvana vazhdon gjithashtu të renditet mjaft mirë edhe më një tjetër prurje të re muzikore, e cila ka vetëm dy javë që ka dalë në treg dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin me Ardian Bujupin, e cila për këtë javë mban vendin e 19-të.

Ermal Fejzullahu ft. Ledri – M’ke harru

Ermal Fejzullahu është shndërruar në një nga “mbretërit” e bashkëpunimve, duke sjellë disa të tilla brenda një periudhe të shkurtër. “M’ke harru” titullohet projekti më i ri i Ermalit, i cili kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me Ledrin, duke sjellë një nga këngët më të dëgjuara të momentit. Mbështetja e fansave ka bërë që kjo këngë të futet menjëherë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 5-të.

Nga ana tjetër Ermali po vazhdon suksesshëm edhe me bashkëpunimin e tij me Kidën, “Tela”, i cili për këtë javë pozicionohet në vendin e 4-t.

Top Channel