Fëmijë me manikyr dhe të grimuar, kalojnë njëri pas tjetrit në pasarelë në Pekin, një nga mijëra eventet që po ndez një kërkesë të madhe për fëmijë-modele në kinë, që sipas ekspertëve, po i bën minorenët vulnerabël ndaj abuzimeve fizike, 12 orë sfilim në ditë dhe presion nga prindër nxitës…

Tregu i veshjeve për fëmijë po rritet më shpejt se çdo sektor tjetër veshjesh në vend dhe sipas euromonitor, kishte në 2018 një vlerë prej 40.5 miliardë dollarësh.

Kjo, e kombinuar edhe me numrin në rritje të atyre që mund të quhen ‘kidfluencers’ të sponsorizuar nga markat për të promovuar produktet në median sociale, po nxit kërkesën për modele fëmijë, por ekspertët paralajmërojnë se e gjithë kjo ka një kosto aspak modeste.

Videoja e një nëne që rrihte vajzën e saj tre vjeçare për shkak se ajo nuk sfiloi sic duhej, u bë virale këtë vit duke shkaktuar jo pak zemërim online.

Ndërkohë, në fillim të gushtit qarkulloi online një video e një djaloshi të ri, që modelonte me rroba të trasha dimri në temperaturë 37 gradë celcius.

Por, në një industri ku minorenët mund të fitojnë deri në 10 mijë juanë ose 1450 dollarë për një sesion, kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Top Channel