Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër pas heqjes dorë nga marrja e mandatit prej Valdrin Pjetrit. I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi Presidentit, Tedi Blushi tha: “Zgjedhjet vendore janë më 13 tetor për të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën. Këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme vendore përpara nesh”.

Përballë kësaj situate ku socialistët janë kapur kapur shah-mat nga Ilir Meta, ata nuk do të bëjnë aspak rolin e spektatorit. Top Channel ka mësuar se mossekretimi i një date zgjedhjesh për Shkodrën nga presidenti Ilir Meta, në mënyrë logjike pritet të trajtohet nga komsioni posaçëm hetimor parlamentar  si vazhdimësi e shkeljes së rëndë kushtetuese të kryer nga presidenti që nisi, me anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit 2019.

Neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutës thekson se në rast të ndërprerjes së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshme jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit të kryebashkiakut pas publikimit të dokumentave nga opozita, në të cilat rezultonte i dënuar në Itali në vitin 2003 për shpërndarje droge.

Top Channel