Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një video ku shpjegon procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndonëse kjo gjykatë nuk është funksionale prej kohësh, për shkak të procesit të vetting-ut, Ambasada Amerikane thotë se me reformën në drejtësi Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Top Channel