1 shtatori është afati i fundit për kthimin e transmetimit nga analog në digjital dhe kjo bëhet e mundur me dekoderat e dvb t2, ku sinjali televiziv përfitohet me një cilësi më të lartë.

Siri Hasani nuk po pret afatin përfundimtar për këtë process, por që në gusht shkoi për të blerë pajisjen në Digitalb.

Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve sjell edhe ofertat më të fundit. Bëj abonim familjar dhe e përfiton dekoderin dvb t22 falas.

“Mbrëmë e mora vesh në reklamën që u dha në reklamën Top Channel, që ka një ofertë shumë të mirë për familjet shqiptare një vlerë 44 mijë lekë, prandaj u detyrova ta marr sa më shpejt. Sepse shtatori po afron dhe do ndërlikohet dhe radha”, tha Siri Hasani.

Asistenca teknike nuk mungon nga stafi I TOP MEDIA. Por edhe ndërlidhja e dekoderit me televizorin është tepër e thjeshtë.

Top Channel