Rreth orës 22:45 një automjet ka përplasur një motoçikletë në rrugën e Dibrës në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi me iniciale A.M dhe pasagjerja e motoçikletës shtetasja me iniciale S.M.

Të plagosurit ndodhen në spital ku janë jashtë rreziku për jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale I.U është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel