Një sulm me armë në një supermarket la të vdekur 20 persona si dhe plagosi 26 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin e El Paso.

Guvernatori i Teksasit e quajti këtë si një nga ditët më të zeza në historinë e vendit pasi një numër i tillë vdekjesh nuk ishte parë ndonjë herë.

Si autor i ngjarjes është një 21 vjeçar. Policia tha se i dyshuari ishte një banor i qytetit të zonës Dallas të Allen, rreth 650 milje (1,046 km) në lindje të El Paso.

Ai është emëruar nga mediat amerikane si Patrick Crusius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA