Gramoz Ruçi thotë se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe, që për kryeparlamentarin janë Kushtetuta dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi.

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi”, është shprehur Ruçi gjatë takimit me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susane Schutz.

Sa i përket takimit me Schutz, Ruçi vlerësoi punën e ambasadores gjermane, e cila është në përfundim të misionit të saj në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit falenderoi ambasadoren Schutz edhe për qetësine, maturinë dhe vendosmërinë e saj personale për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke u mbështetur në kushtetueshmërinë dhe sundimin e ligjit.

Top Channel