Kolegji Zgjedhor vendosi të shpërndajë mandatin këshillave bashkiak në 7 Bashki duke i hapur rrugë betimit të kryebashkikëve të parë të dalë nga procesi i 30 qershorit.

Ura Vajgurore

Devoll

Kuçovë

Konispol

Memaliaj

Përmet

Poliçan

5-shja e gjyqtarëve pranoi kërkesën e socialistëve të cilët kërkuan ndihmën e Kolegjit pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dështoi t’i jepte mandatin këshilltarëve bashkiak, për shkak të votës kundër të kryetarit Klement Zguri.  Pak minuta para nisjes së procesit Partia Demokratike i kërkoi Kolegjit Zgjedhor  të pezullonte shpërndarjen e mandateve  dhe të priste derisa Kushteutesja të shqyrtojë ankimimin e bërë nga shoqata e Bashkive  për kushtetutshmërinë e 30 qershorit.

Kërkesa e opozitës jashtë parlamentare nuk ishte e vetmja, e cila u refuzua nga trupa e kolegjit. 5 ankimimet  e Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në bashkitë Selenicë, Shijak, Kurbin, Tiranë dhe Berat dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve u rrëzuan nga kjo gjykatë.

Të njëjtin fat pati edhe kërkesa ankimore e kryebashkikut në ikje të Finiqit, Leonidha Hristo, i cili nuk njeh rezultatin e 30 qershorit.

Top Channel