Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa udhëtonte me makinë mëngjesin e së shtunës.

Mësohet se në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel