Duke përfituar nga errësira dhe mungesa e energjisë elektrike hajdutët kanë vjedhur dyqanin e Neptun në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ku persona akoma të pa identifikuar kanë shyqer qepenin kanë thyer derën e me pas kanë hyrë brenda. Akoma nuk dihet se sa është sasia e sendeve të vjedhura dhe dëmit të shkaktuar.

Dyqani ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit por kjo si ka penguar hajdudët të kryenin vjedhjen. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Në momentin e vjedhjes dyqani nuk ka pasur roje dhe qyteti ka qenë në errësirë nga ndërpreja e energjisë elektrike. Energjia elektrike është shkëputur në orën 00:00 për arsye të disa punimeve në N/stacionin e Plasmas-it.

Ja dhe njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike:

Njoftim per te gjith abonentet e Lushnjes!

Nga ana e OST do te stakohet furnizimi me energji, per vazhdimin e punimeve te Rehabilitimit te anes 110kV te N/stacionit Plasmas.
Sot ne oren 00.00-05.00 do te stakohet Nen Stacioni Plasmas 110/35/20/6 kV si dhe nenstacionet qe furnizohen nga ky nenstacion, Nst Lushnje dhe Nst Hysgjokaj.Te gjith fiderat qe furnizohen nga keto nenstacione dhe te qendrojne pa energji!
Njoftojme te gjith abonentet si dhe institucionet si Spitali, Ujesjellsi, Komisiariati dhe Zjarrfiksja te marrin masat per mungesen e energjise ne kete hapsire kohe!

Top Channel