Kur të huajt mendojnë për specialitetet zvicerane, kjo mund tu sjellë menjëherë në mendje çokollatën e famshme dhe djathin. Po vera zvicerane? Kjo nuk u thotë shumë. Por, reputacioni global i verëbërësve zviceranë, mund të jetë në rritje, mbështetur ga një strategji e re eksporti që synon të çojë markat zvicerane në menutë e restoranteve më të mira të botës.

Në një farë mënyre, festivali i verës zvicerane, i nisur të enjten, pasqyron aspiratat e vendit; vera mund të konsiderohet e jashtëzakonshme, por nuk njihet shumë jashtë vendit.

Festivali, që mbahet në rajonin verëprodhues të Lavaux, njihet nga UNESCO si trashëgimi kulturore. I mbajtur për të parën herë në 1797, festivali është përsëritur thuajse çdo çerek shekulli.

“Është pak e njohur për publikun e përgjithshëm, por të brendshmit, amatorë apo profesionistë, e njohin kulturën zvicerane të verës. Dhe ne kemi varietete të shkëlqyera rrushi që rritet vetëm këtu në Zvicër”, tha Damien Leclerc, sommelier.

Pjesa më e madhe e vreshtave zvicerane, ndodhet në Lavaux, që është po ashtu një zonë e njohur nga UNESCO dhe pjesa tjetër në kodrinat magjepsëse mes Loranës dhe Montrosë, që ngrihen mbi brigjet e lumit Gjeneva, me alpet në horizont. Vetëm 1 për qind e verës zvicerane eksportohet dhe vetë prodhuesit zviceranë të verës, historikisht kanë hezituar të eksportojnë.

Top Channel