Përfitues të skemës së ndihmës ekonomike në Gjirokastër dhe në të gjithë rajonin janë bërë pjesë e një pyetësori realizuar prej Qendrës Kombëtare të Shërbimeve Sociale me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.

Gjetjet vënë në pah pakënaqësinë e përfituesve apo aplikuesve me mënyrën e zbatimit të skemës. Kriteret përjashtuese kanë nxjerrë nga kategoria e përfituesve qindra familje në të gjithë qarkun.

Përfaqësuesja e programit për Gjirokastrën thotë se bashkitë janë detyruar të vënë në dispozicion fondin social rezervë dhe të përmirësojnë politikat sociale lidhur me kategoritë e personave sidomos mbi 55 vjeç pa të ardhura dhe pa punë.

Përgjegjësja e përkrahjes sociale në bashkinë e Gjirokastrës tha se sistemi ka nevojë për ndryshime sepse nuk po jep zgjidhje për shumë kategori.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit rom dhe egjiptian në këtë diskutim Gramoz Braho foli për moskoordinim mes institucioneve që do të duhej të jepnin zgjidhje sociale për shtresat në nevojë.

Në vitin 2018 kur ka hyrë në fuqi ligji i ri për ndihmën ekonomike nga 2589 aplikantë, në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kanë rezultuar fitues vetëm 454.

Top Channel