Wake Up/ Korado Aliaj, fituesi i “Top Talent 2” rrëfen projektet në TOP Media

17/07/2019 13:39

Korado Aliaj ishte një nga konkurrentët e shumtë që morën pjesë në edicionin e dytë të Top Talent, nga i cili ai doli fitues.

Ai konkurroi për prezantues dhe rezultoi si më i mirë në kategorinë më të preferuar të të rinjve. Korado është 25 vjeҫ, vjen nga qyteti i Durrësit dhe ka studiuar për Mjekësi Dentare në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Në puntatën e parë të këtij talent show, ai u prezantua me një “late night show” të titulluar nën emërtimin “shapi dhe sheqeri” dhe menjëherë krijoi një impakt shumë pozitiv tek juria dhe publiku. Ai vijoi me të njëjtën linjë në të gjitha puntatat në vazhdim duke trajtuar tema të ndryshme disa herë edhe duke bërë pjesë jurinë.

Prej disa ditësh ai është edhe pjesë e Top Albania Radio, ku ju mund ta dëgjoni ҫdo ditë teksa prezanton programin “Summer Time”. Ndërkohë në sezonin e ri televiziv, ai do të ketë edhe projekte të tjera në Top Channel.

Top Channel