E rëndë/ 35 vjeçari hedh nga ballkoni vajzën 16 muajshe

16/07/2019 06:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 35 vjeçar ka hedhur nga ballkoni vajzën e tij 16 muajshe dhe pastaj është hedhur edhe ai vetë.

Foshnja humbi jetën menjëherë, ndërsa 35 vjeçari është në gjengdje kritike për jetën.

Sipas banorëve të zonës, 2 bashkëshortët ishin në prag divorci. Banorët deklarojnë se çifti kishte pasur debate të mëdha një natë më parë.

Ngjarja ndodhi ndërsa gruaja, nëna e foshnjës po mbushte lavatriçen me rroba. Policia po heton ende për zbardhjen e të gjithë rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel