Video/ ‘Shi me para’, shoferët në ‘luftë’ për ti mbledhur

12/07/2019 05:34

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Radha të gjata u krijuan në rrugën I-285, në Dunwoody, Georgia. Kjo sepse disa shoferë zbritën të mblidhnin para nga qielli.

Paratë erdhën nga një incident që i ka ndodhur një transportuesi parash i cili transportonte rreth 175 mijë dollarë. Shoferët kur panë paratë zbritën dhe filluan ti mbledhnin.

Pas aksidentit, policia ka kërkuar kthimin e parave, por pronari që transportonte të hollat ka arritur deri tani të mbledhë vetëm 4000 dollarë.

Policia deklaron se do të mbledhë të gjitha videot e shpërndara në rrjet për të identifikuar personat që përfituan nga ‘shiu i parave’. Sipas policisë kush i mban lekët rrezikon edhe të denoncohet.

Ju ftojmë të shikoni videon:

Top Channel