Është shkatërruar një bandë e përbërë nga të rinj shqiptarë dhe slloven e cila transportonte drogë në baret e Mykonos.

Nga operacioni i policisë janë arrestuar gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia. Të rinjtë kishin marrë një shtëpi me qera në Mykonos ku fshihnin të gjitha llojet e drogërave të forta me qëllim tragtimin e tyre në baret dhe klubet e natës të ishullit grek.

Megjithatë, përmes një qeni nuhatës i trajnuar për detektor të narkotikëve në port u dha fund planeve të tyre, kur gjatë kontrollit të një 22 vjecari shqiptar kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës. Nga kontrolli në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

22 vjecari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako tëvtjera me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram , si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.

Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e mallit të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.

Top Channel