Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar që luftoi me jetën dhe realizoi ëndrrën e tij 10/06 12:37
Është shpallur në kërkim nga policia ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Mësohet se Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në Shkodër, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnza Juka”.
Brenda klasës ndodheshin materialet e KZAZ-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.
Për incidentin e djeshëm janë arrestuar pesë persona nga policia, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Top Channel