Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Tandamonit, 288 civilë u vranë në një nga krimet më të rënda të regjimit të Assadit 24/04 20:04
Banorët e ‘Unazës së Re’ në Tiranë vijojnë protestën kundër planin për zgjerimin e rrugës dhe që parashikon shembjen e shtëpive të tyre. Rruga në këtë zonë bllokohet çdo pasdite nga protestuesit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat.
Por sot banorët kanë lejuar të kalojë një makinë që, ashtu si shumë të tjera, rrezikonte të bllokohej për minuta të tëra për shkak të protestës. Brenda saj ishte ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana.
Protestuesit janë përshëndetur me Nanon dhe gjestin e tij e kanë konsideruar si mbështetje për kauzën.
Top Channel