Në harkun kohor të një viti, Lungomare është kthyer në një qendër e vërtetë biznesi. Nga 85 subjekte që ushtrojnë aktivitet tregtar, rezulton se 30 prej tyre janë hapur vetën në vitin 2019, duke dhënë një sinjal pozitiv për ekonominë e qytetit.

Specialisti i Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës, Ilia Mustaqi thotë se interesi është shumë i madh nga individë që duan të kenë një biznes në këtë zonë.

“ Ka interesim nga kontaktet që kemi ne me subjektet dhe me pronarët e objekteve. Aty ka interesim akoma për të hapur biznese”, tha Mustaqi.

Zyra e tatim taksave bën gjithashtu të ditur, se hoteleria është biznesi më i kërkuar për zonën.

“Gjatë Lungomares pjesën më të madhe të e zëna baret, piceritë dhe restorantet. Kurse hotelet janë ato ekzistuese, që kanë qenë më herë,pro këtë vite do të hapen edhe 5 të tjera, të përshtatura”, shprehet Specialisti i Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës.

Por, ndryshimet jo vetëm në Lungomare, por edhe në qytet janë vlerësuar dhe nga qytetarët, që shohin ndryshimin.

“Unë jetoj në Lungomare dhe është bërë shumë bukur. Cdo mbrëmje dal dhe kënaqem. Kam parë që po hapen dyqane të reja dhe kjo është një gjë e mirë”, tha një qytetar.

“Sezoni në Vlorë ka nisur një muaj përpara, krahasuar me një vit më parë. Kjo ndoshta vjen edhe për shkak të propagandës pozitive që i bëhet turizmit. Të huajt nuk dinin që këtu po bëhej bulevardi. Turizmi është në rritje dhe ka ardhur në kohën e duhur dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha një tjetër vlonjat.

Top Channel