Festa e zjarrtë e Partizanit kampion “pushtoi” mbrëmë Tiranën (Foto)

27/05/2019 10:56

Derbi me Tiranën ishte një festë e dyfishtë për Partizanin, që përveçse fitoi ndaj rivalëve historikë, u shpall edhe kampion i vendit, një sukses që “të kuqve” iu mungonte prej 26 vitesh.

Ky i sivjetmi ishte një sezon fantastik për skuadrën e Skënder Gegës, që pati vijueshmëri rezultatesh gjatë të gjithë kohës, duke u shpërblyer për punën e bërë.

Por, festa e titullit u desh të priste pikërisht të dielën e 26 majit, kur pas sfidës me Kukësin të mbyllur 1-1, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ngriti trofeun e kampionit të vendit, duke bërë që menjëherë të shpërthejë festa në “Selman Stërmasi”.

Një festë që zgjati me orë të tëra, pasi gjithçka vijoi në sheshin “Nënë Tereza”. Tifozët e Partizanit u mblodhën duke bërë që ky shesh të pushtohej nga ngjyra e kuqe, teksa prisnin ardhjen e heronjve të tyre për të festuar bashkë me ta.

Entuziazmi i tifozerisë së Partizanit ishte në nivelet më të larta dhe me të drejtë, pasi iu desh të prisnin më shumë se dy dekada për të parë skuadrën e tyre të zemrës, të cilën e mbështetën pa kushte në çdo moment, që të triumfojë në futbollin shqiptar.

FOTO GALERI
1/44

Top Channel