Rrezatimi diellor, ndotja e ambientit, pirja e duhanit dhe alkoolit si dhe përdorimi i produkteve kozmetike pa këshillën e mjekut, janë shkaktarët kryesor për plakjen e parakohshme.

Kujdesi për lëkurën duhet të nis nga higjiena e përditshme personale si dhe trajtimet me krem kundër diellit. Mjekët rekomandojnë kontrollet e rregullta për ekzaminimin e lëkurës në mënyrën që përzgjedhja e trajtimit kozmetik të jetë i duhuri.

Shpesh pacientët bëjnë një përzgjedhje të gabuar të produkteve kozmetike. Pa njohur mirë ende tipin e lëkurës, pacientët priren të marrin një krem që ua rekomandojnë të afërmit apo farmacisti.

Ky përdorim mjaft i rrezikshëm pasi lëkura është një nga organet më të ndjeshme. Ndërkohë, tregu ndërkombëtar i trajtimeve kozmetike është gjithmonë në rritje. Gjithmonë e më tepër po duam te dukemi më të bukur e më të rinj. Po si duhet të kujdesemi për lëkurën ? Cila është rëndësia e trajtimeve kozmetike? Si t’i përdorim?

Fillërina, produkti më i ri në tregun shqiptar. Si aplikohet dhe cilat janë përfitimet? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel