Po shtohen shumë kontradiktat mes fëmijëve dhe prindërve në familje që sjellin rebelime të adoleshentëve.

“Adoleshentët e sotëm nuk janë të djeshmit, e s’kanë hiç dëshirë kontrollin prindëror dhe nga shkolla. Prindërit duhet të kuptojne se nuk kanë të bëjnë me adoleshentët e djeshëm. Ky konflikt duhet zgjidhur me mjete paqësore dhe me mençuri, por pa u bërë si fëmije, por duke ruajtur profilin e prindërit”, thotë Gëzim Tushi.

Koha e prindërimit ka ardhur duke u kufizuar për shkak të angazhimeve që kanë, por në fund të fundit janë të detyruar t’i kushtojnë kohën e duhur adoleshentit për t’u marr vesh me të.

“Prindi e ka detyrë të shmangë konfliktet të cilat mund të çojnë një adoleshent deri në vetvrasje. Adoleshenti është në moshën që bën marrëzira”, thotë ai.

Mosha e adoleshencës është moshë kritike, sapo kanë dalë nga fëmijëria dhe dhe po hyjnë në drejtim të moshës së rritur dhe e quajnë veten të rritur gjë që nuk është e vërtetë.

Shok apo gardian i një adoleshenti, çfarë roli duhet të luajë prindi?

‘Ky konflikt duhet zgjidhur me mjete paqësore dhe me mençuri, pa u bërë si fëmije, por duke ruajtur profilin e prindërit’, thotë sociologu.

Top Channel