PD dhe LSI, megjithëse nuk garojnë me kandidatë në zgjedhjet e 30 qershorit, i dorëzuan mesditën e së shtunës KQZ-së listat për anëtarët e komisionerëve zgjedhorë.

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD, deklaroi se për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste. Ai akuzoi mazhorancën qeverisëse se po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatët e “Bindjes Demokratike”.

Për herë të parë pas 30 viteve pluralizëm, Edi Rama po kthen votimin monist, duke urdhëruar fallsifikimin e procesit me kandidatë fallco e të paligjshëm nga Bindja Demokratike. Sekretari për Cështjet Zgjedhore, Ivi Kaso deklaratë për mediat.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Saturday, May 18, 2019

Sipas PD-së, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare duke lëshuar për partinë fantazmë të Edi Ramës, siç e quan PD-ja partinë e Astrit Patozit, një vërtetim sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij.

“Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as një muaj në marrjen e mandatit”, theksoi Ivi Kaso.

Menjëherë pas tij reagoi Astrit Patozi, i cili thotë se “Bindja Demokratike” mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në të gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, e për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ.

Top Channel