Zhvillohen sot homazhe në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.

Homazhet do të mbahen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Top Channel