Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike përgjatë 8 orëve të ditës së premte.

Kompania OSHEE bën me dije se stakimi i energjisë do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të datës 17 maj, për shkak të punimeve të OST-së.

Më konkretisht, OSHEE bën me dije se do të mbeten pa energji zonat: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.

Top Channel