Kampionati më i fortë i futbollit në planet do ta nisë para të gjithë rivalëve të tjerë garën për të marrë lojtarët më të mirë në qarkullim.

Premier League zyrtarizoi datat e sesionit të merkatos veroredhe sprinti i milionave do të nisë më 16 maj. Superioriteti i vendit ku u shpik futbolli vazhdon të konfirmohet nga viti në vit, por kurrë më parë ishullorët nuk kishin parë 4 ekipe angleze në dy finalet europiane, siç ka ndodhur me Europa League dhe Champions League sivjet.

Drejtuesit e Federatës kanë vendosur të aplikojnë transferime që këtë të enjte mes ekipeve angleze, ndërsa për futbollistët e përfshirë në kampionate të tjera, apo që do të huazohen apo shiten drejt vendeve të tjera do të jetë qershori muaji i fillimit. Merkatoja e verës do të mbyllet më 8 gusht.

Numrat kanë rëndësi të madhe në tregun kontinental dhe Premier League e konfirmon këtë në çdo rast. Ai është kampionati që shpenzoi më shumë në sesionin e fundit veror, plot 1.5 miliardë euro, krahasuar me 419 milionë euro që përfaqësuan shitjet. Bonuset e majme, kontratat me sponsorët dhe të drejtat televizive të shpërndara në mënyrë të barabartë e bëjnë Premiershipin të aftë për goditje të bujshme.

Vetëm 9 futbollistë nga 44 në total, titullarë në 4 ekipet angleze në gjysmëfinale, ishin me kombësinë e “3 luanëve”, një demonstrim i qartë force se të gjithë rezultatet kontinentale janë fryt i merkatos.

Top Channel