Nis Presidenca e Pendarovskit/ Ceremonia në Shkup, marrin pjesë edhe Presidentët e rajonit

13/05/2019 08:29

Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ne rezidencën presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov.

Përpara se të hynte në vilën e kreut të shtetit, Pendarovksi, siç raportojnë mediat në Maqedoni, u prezentua me kabinetin që trashëgoi nga Ivanov.

Atij iu bë dhe një përshkrim i rezidencës. Përpara kësaj, ishte bërë inaugurimi në kuvend dhe betimii presidentit të ri. Pendarovski u betua para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.

“Deklaroj publikisht se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim… E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”, tha ai.

Pendarovski shtoi se ndër prioritetet e ti mbetet edhe ruajtja dhe zhvillimi i raporteve ndër etnike në vend, duke shtuar se përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE.

Në seancë, morën pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

Top Channel