Një kishë më shumë se 700 vjeçare në grykëderdhjen e vjetër të lumenjve Vjosë dhe Seman, prej vitesh ndodhet e braktisur. Ajo i ka shërbyer besimtarëve të më shumë se 7 fshatrave në rrethin e Fierit.

Kisha e Shën e Premtes njihet ndryshe edhe si kisha e Mrekullive dhe është përdorur nga familjet me probleme shëndetësore për të gjetur zgjidhje.
Në vitin 1963 kisha e Shën Premtes është shpallur monument kulture.

Historianët thonë se është urgjente ndërhyrja për restaurimin e kishës, pasi vjetërsia e saj e bën një objekt shumë të rëndësishëm për turizmin kulturor.

Aktualisht kisha e Shën e Premtes ndodhet në gjendje të mjeruar. Muret e trashë janë gërryer nga erozioni, çatia është shembur plotësisht ndërsa nuk ka as rrugë për të shkuar.

Top Channel