Një aksident rrugor me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:55, në aksin Seman-Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet i paidentifikuar ende ka aksidentuar shtetasin 66-vjeçar R.K., banues në Dërmenas, që po lëvizte me biçikletë.

Edhe pse u transportua menjëherë për në Spitalin Rajonal të Fierit, 66-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Një grup hetimor po punon ndërkohë për identifikimin e mjetit të larguar nga vendi i aksidentit, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel