Një sasi prej 97 kg kanabis është sekuestruar në linjën e autobusit Sarandë-Athinë. Policia greke ka arrestuar shoferin 34-vjeçar shqiptar.

Autobusi ku gjendej sasia e lëndës narkotike është ndalur për kontroll në Kalpaki.

Policia ka gjetur në pjesën e bagazhit dy çanta udhëtimi ku ndodheshin 16 pako me kanabisin e papërpunuar.

Top Channel