Pasi shkëlqeu nën drejtimin e Solskjaer në disa ndeshje me radhë pas shkarkimit të Jose Mourinho, u duk se e ardhmja e Paul Pogba do të ishte sërish me fanelën e Manchester United. Por, si për ironi të fatit, me konfirmimin e norvegjezit në stol, skuadra ka rënë ndjeshëm në formë dhe po kështu edhe francezi kampion bote.

Paul Pogba po konsiderohet mes lojtarëve kapriçozë dhe të dëmshëm për ekipin dhe po vlerësohet për t’u shitur për të përfituar sa më shumë. Edhe pse mesfushori transalpin ka kontratë deri në vitin 2021 me “Djajtë e Kuq”, duket se nuk do ta respektojë.

“The Sun” ka zbuluar se klubi anglez i ka kërkuar agjentit Mino Raiola që të takohen për të biseduar për rinovimin e kontratës. Por, superagjenti që ka iniciuar lëvizjet më të bujshme në vitet e funsdit, ka refuzuar të zhvillojë një takim për këtë temë me United. Praktikisht, shitja duket e sigurtë.

Pogba nuk ndihet mirë dhe nuk është i lumtur me atmosferën në dhomat e zhveshjes. Për më tepër që 26-vjeçari nuk është i bindur për të ardhmen me një trajner si Ole Gunnar Solskjaer.

Barcelona dhe Real Madrid janë kandidatët favoritë për të blerë francezin.

Top Channel