Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë, për ta vënë në krah të Bonuccit dhe emri që ka përfunduar në krye të listës, është ai i grekut të Romës, Kostas Manolas.

Ky i fundit luan prej 5 sezonesh te Roma, ndërsa po tregon një nivel mjaft të lartë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Europë.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 36 milionë euro për kartonin e tij, aq sa janë parashikuar në klauzolën e prishjes së kontratës me Romën.

Top Channel