8 parti opozitare nënshkruan marrëveshje individuale me Partinë Demokratike për krijimin e koalicionit  opozitar për zgjedhjet. LSI për herë të dytë pas marrëveshjes në 2009, me Sali Berishën firmos serish bashkëpunimin me demokratët tashmë në opozitë dhe me kryetar Lulzim Bashën. 

“Nuk do ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë përpara përgjegjësisë Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral, se bashku  me Vangjush Dakon apo Damian Gjiknurin”, u shpreh basha.

“ Këtu nuk është problemi tek Edi Rama si individ. Këtu është problemi Edi Rama si fenomen. Po flasim për që është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar”, tha Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

Por, në ditën kur PD dhe aleatët e saj vulosën vendimin për të mos u futur  në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër,  parti të tjera u regjistruan për tu bërë pjesë e garës vendore, me e reja, Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

“Gjeneza e të keqes ku jemi janë zgjedhjet false. Nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false”, ishte qëndrimi i tij.

Më radhë aleatët e demokratëve  firmosën njëri pas tjetrit  dokumentin   me 10 pika, ku pranuan se nuk do futen ne zgjedhje pa  u plotësuar kushti   për një proces të lirë dhe të ndershëm, të cilat duhet të organizohen nga një qeveri tranzitore. Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi pritet të jenë në mandatin e qeverisë tranzitore , e deri në atë ditë opozita pritet të përshkallëzojë qëndrimin për të për të pamundësuar nëse do të mbahen pa të.

“Benxhamin Franklin thoshte se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë”, tha kreu i PR, Fatmir Mediu.

“Ky është një moment i paprecedent”, tha Nard Ndoka.

Shpëtim Idrizi, kryetari PDIU tha se kjo maxhorancë po kërkon që jo vetëm të emërojë opozitën.

“Për Edi Ramën, çdo sekondë që rri në pushtet, është një kosto për atë”, tha Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së.

Top Channel