Në harkun e vetëm 5 ditëve, Luftëtari dhe Tirana do të përballen mes tyre dy herë, por ajo çfarë është në lojë diferencon nga e mërkura në të dielë.

Ekipi gjirokastrit do të luajë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj skuadrës që e ka fituar këtë trofe plot 16 herë.

“Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por ne kemi objektivat tona”, tha Julian Ahmataj, trajner i Luftëtarit.

Ndaj Tiranës, Luftëtari do të ketë ndryshime në formacion dhe të rinjtë që pritet ta nisin nga minuta e parë kanë besimin e stafit teknik.

“Besoj se është mundësia e tyre të bëjnë mirë”, tha më tej Ahmataj.

Në kampin e bardhebluve, kapiteni Karabeci, Greca dhe Sentamu nuk janë në kushte optimale, por mbetet për t’u parë sesi do të aktivizohen. Në po të njëjtin stadium, Luftëtari do të presë Tiranën të dielën në Kategorinë Superiore, në një 90-minutësh që do të vendosë shumë për mbijetesën.

Top Channel