Bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të vijojë të mbetet pjesë e klubit zikaltër, edhe për sezonin e ardhshëm.

Këto deklarata Wanda Nara i bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tiki Taka”, në Canale 5, ku është e ftuar e përhershme si opinioniste.

“Icardi do të mbetet te Interi edhe për sezonin tjetër, është në dispozicion të skuadrës, por më pas i takon Spallettit të vendosë nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo. Janë vendime të trajnerit, që merren për të mirën e Interit”, tha Wanda Nara.

Modelja argjentinase pranoi pas ndeshjes se zikaltrit meritonin më tepër se një barazim ndaj Romës, ndonëse tani janë edhe më pranë objektivit.

Top Channel