Borussia e Dotmundit vazhdon të qëndrojë kokë më kokë me Bayernin në garën për titullin në Bundesligë. Verdhezinjtë iu kundërpërgjigjën bavarezëve (fituan 1-0 me Werderin) me një triumf të thellë 0-3 në fushën e Frieburgut, që u duk thjesht i pafuqishëm për të përballuar furinë e skuadrës mike.

Dortmundi kaloi në epërsi që në minutën e 12-të me Sanchon, që përmbylli lehtësisht me gol një aksion model me stilin tiki-taka, i shërbyer nga Reus.

“Ylli” i vendasve, nga asistues u kthye në finalizues në fillim të pjesës së dytë, ndërsa në fundin e takimin shtuan emrin në listën e golashënuesve edhe Gotze e Alcacer.

Në këtë takim qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave të Frieburgut mesfushori kuqezi, Amir Abrashi. Dortmundi mbetet në vendin e dytë në Bundesligë me 69 pikë, 1 më pak se Bayerni, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit.

Top Channel