Klubi i Skënderbeut ka dalë në një komunikatë zyrtare, ku publikon edhe letrën që studioja ligjore ka çuar për presidentin Takaj, pas seancës dëgjimore ditën e djeshme në KAS.

Deklarata

Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,

KF Skënderbeu

Top Channel