Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në hetim për gjestin e pahijshëm që bëri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Champions League.

Ai rrezikon skualifikimin nga kjo garë që ndodhet tashmë në fazën çerekfinale.

UEFA vendosi të nisë hetimet për lojtarin portugez pas veprimeve në fushë në fund të ndeshjes ku Juventus mundi 3-0 Atletico Madrid me golat e Ronaldos.

Analistët vlerësojnë se ndryshe nga gjesti i trajnerit te Atleticos Diego Pablo Simeone që shpëtoi me 20 mije euro gjobë, portugezi Ronaldo penalizohet nga fakti se e beri këtë gjë përballë tifozëve të skuadrës mike.

Ndërsa Simeone ishte mbrojtur duke thënë se veprimi i tij kishte lidhje vetëm me atributet e skuadrës dhe se nuk ofendonte askënd, kjo gjë për UEFA-n nuk vlen siç duket në rastin e Ronaldos.

Rregullorja e UEFA-s është e qartë në këtë pikë; provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me skualifikim.

Top Channel