Margarito dhe Pedro Flores, vëllezër binjakë nga Çikagoja, janë personat që kanë ndihmuar më shumë për arrestimin e narko-terroristit më famëkeq, El Çapos.

Gratë e tyre, të cilat kanë shkruar librin “Gratë e Kartelit”, tregojnë se si vëllezërit i fshihnin paratë që trafikonin. Në vitin 2015, vëllezërit u dënuan me nga 14 vite burg secili.

“Nga viti 2005 deri në 2008, burrat tanë trafikuan 2 miliardë dollarë në Meksikë dhe shtëpia na mbushej plot me para gjithandej. Kishim mure që hapeshin me mekanizma hidraulike, dhe brenda mbaheshin miliona dollarë në prerje të vogla, para rruge. Bashkëshortët na linin dengje me nga 1 ose 2 milionë dollarë nëpër dhomë që t’i shpenzonim sipas dëshirës”, thonë ato.

“Kishin punëtorë që vinin vetëm për të numëruar paratë, me tetë-orarëshe të rregullta pune, me tre turne.  Po flasim për miliona dollarë në ditë, në kartëmonedha të vogla, 10 dollarëshe, që vinin nga shitjet në rrugë”, kanë deklaruar gratë edhe në dëshmi.

“A përfituam? Sigurisht që po. Shpenzonim shumë, rrinim një muaj pa ndërprerje në plazh, por në fund të ditës donim që ta denonconim atë lloj jete, sepse rëndësi për ne kishte dashuria, familja dhe thjeshtësia”, thonë Mia dhe Olivia Flores.

FOTO GALERI
1/4
Dy vëllezërit ishin të pandashëm që në lindje, por dinin edhe ta trajtonin punën si biznes, jo si luftë bandash. Kur njëri prej vëllezërve u mor peng, tjetri pagoi shpërblesën 2 mln dollarë pa e diskutuar fare. Kur ua sollën pengmarrësin të lidhur, ata e liruan që të mos hapnin luftë bandash, por të përqendroheshin te paratë.

Top Channel