Lazio bën paqe të përkohshme me tifozët, do të jenë në Olimpico, por vetëm për sfidën me Milanin
Nga Kastrioti te Kastrioti, Tirana rikthehet të shohë dritë në fund të tunelit, pasi rigjeti fitoren e munguar prej 9 javësh, që nga 3 Tetori i këtij viti.
Bardheblutë mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 Kastriotin, duke dominuar dhe bindur plotësisht, ndonëse vinin pas një periudhe vërtetë të errët.
Shkodrani Edon Hasani zhbllokoi sfidën në minutën e 11′ me anë të një penalltie, ndërsa më pas ishte Bedri Greca që dyfishoi shifrat në të 40-ën.
Në pjesën e dytë shënuan edhe sulmuesët Ngoo dhe Sentamu, të cilët kompletuat suksesin 4-0 për të Tiranën.
Kjo ishte fitorja e parë e bardhebluve nën drejtimin e Ardian Memës, ndërsa me këtë triumf kryeqytetasit ngjiten në vendin e 7, me 14 pikë të grumbulluara në 16 javët e para.
Top Channel