23/11 18:24
Aktori Luan Qerimi, me mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Qerimi ka luajtura në disa role konkretisht si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka” e “Vdekja e kalit”.
Ai lindi në Lushnjë me 15 tetor 1929 dhe nisi aktrimin fillimisht si amator, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.
Që nga viti 1989, aktori mbante titullin “Artist i merituar”.
Top Channel