Perlat e Maria Antonetës u shitën në ankand për 36 milionë dollarë.

Varësja e mbretëreshës fatkeqe ka vendosur sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, një rekord të ri botëror për perlat.

Pati një betejë për ashpër për to në Gjenevë. Varësja që zbukurohet dhe nga diamantë, ishte vlerësuar fillimisht 2 milionë dollarë. Gjerdani është pjesë e një koleksioni të rëndësishëm bizhuterish të nxjerra në shitje nga shtëpia mbretërore italiane Bourbon-parma.

Disa prej tyre nuk ishin parë në publik prej 200 vjetësh. Rekordin e mëparshëm për bizhunë më të shtrenjtë me perla e ka mbajtur një varëse e aktores së ndjerë Elizabeth Taylor e cila u shit në vitin 2011 nga shtëpia e ankandeve Christie`s për 11,8 milionë dollarë.

Maria Antoneta kishte arritur t’ia dërgonte familjes së vet në Austri shumicën e varëseve, unazave, byzylykëve e vëthëve të saj përpara përpjekjes së dështuar për t’u larguar nga Franca me të shoqin, Mbretin Luigjin XVI dhe fëmijët.

Ajo u ekzekutua në gijotinë në vitin 1793 në moshën 37-vjeçare.

Top Channel