Kosovë, KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe/ Anëtari i VV: Thjesht nuk dua Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, duke artikuluar hapur se nuk duhet lejuar një “aparteid me vizat”, siç e cilësoi ai.
Komentet e eurodeputetit slloven, të bëra për “Radion Europa e Lirë”, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të bllokut se, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të marrë më shumë kohë nga sa pritej.
“Nuk i di arsyet që shtyjnë disa vende anëtare të refuzojnë ‘dritën jeshile’ për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Soltes.
Pritshmëritë kanë qenë të mëdha se procesi i shumëpritur do të merrte më në fund udhë dhjetorin e këtij viti, por zërat skeptikë brenda BE-së rreth kësaj janë shtuar ndjeshëm së fundi.
Raportuesi shpreson megjithatë në vazhdimësi se, pas pak javësh, kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave dhe se, deri atëherë ka ende kohë për të bindur të lëkundurit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po përpiqet nga ana tjetër të dërgojë mesazhin se Prishtina i ka marrë seriozisht të gjitha detyrimet që dalin në fushën e sundimit të ligjit.
Për këtë arsye, gjatë javës Parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar 4 ligje që lidhen me proceset e integrimit europian dhe liberalizimin e shumëdëshiruar të vizave.
Haradinajn madje e çudisin zvarritjet në këtë drejtim, sepse sipas tij, të gjitha kushtet e vendosura tashmë janë përmbushur.
Top Channel