Edhe pse mes valëve në oqean, një foshnje 18 muajshe arriti të shpëtojë pas një ngjarjeje që mund të quhet vërtet mrekulli e frikshme.

Gus Hutt, nga Zelanda e Re, po peshkonte pranë plazhit Matata në Ishullin Verior, kur pa diçka të vockël të pluskonte mbi ujë.

“Mendova se ishte kukull. Edhe kur zgjata dorën që ta kap, prapë m’u duk si kukull. Fytyra i ishte zbardhur e dukej si porcelan. Por pastaj lëshoi një të qarë nga goja dhe u tmerrova. Ishte bebe dhe ishte ende gjallë,” tregon ai.

Bebes nuk i kishte ardhur koha për të ikur nga kjo botë.

“E vura re fare rastësisht, kur isha duke ikur. Po ta kishte sjellë uji një minutë më vonë, nuk do ta kishte parë më njeri”, thotë ai për BBC. “Por është me fat. Nuk ishte koha e tij për të ikur nga kjo botë”.

Pasi dolën në breg, mësuan se aty pranë ishte vetëm një çift që kishin ardhur me një bebe. Në fakt, e kishin ditën e parë që vinin në plazh me fëmijën. Ai u ishte larguar nga tenda dhe ishte futur në oqean, ku e kishte tërhequr batica.

Mamaja e dinte fëmijën të humbur diku nëpër rërë, dhe klithi menjëherë kur mësoi se ishte gjetur në ujë. Pasi mori kujdes shëndetësor, foshnja fatlume u kthye shëndoshë e mirë me prindërit.

FOTO GALERI
1/2
Gus Hutt, (Në foto me gruan e tij) nga Zelanda e Re, po peshkonte pranë plazhit Matata në Ishullin Verior, kur pa diçka të vockël të pluskonte mbi ujë.

Top Channel